TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ka nisur interpelanca e thirrur nga deputetja Ina Zhupa me ministren e Arsimit Ogerta Manastirliu në lidhje me vrasjen e 14-vjeçarit Martin Cani pranë shkollës Fan Noli.
Manastirliu iu drejtua deputetes demokrate se mënyra se si po e trajtojnë këtë cështje, tregon se nuk ka ndjeshmëri për një ngjarje kaq tragjike, ndërsa e “akuzoi” se gjithçka po e përdor për “karrige”.
Minstrja i kujtoi Zhupes fjalorin qe kjo e fundit perdori ne seancen e kaluar, kur parashtroi interpelancen.
“Dua të përsëris qëndrimin që kam mbajtur që para pak minuta pas ngjarjes tragjike. Pretendimi që nuk kam reaguar është gënjeshtër e juaja. Fola nga foltorja dhe me qëndrim zyrtar.
Nuk do të isha marrë fare por meqë po flasim për edukimin, është e nevojshme të të vijë përpara retorikës që ke përdorur në këtë sallë. Je në hall për një karrige.
Do ta vlerësoja nëse shqetësimi juaj do të ishte i sinqertë. Kanosja me fjalë është shembulli më i keq që mund të japim.

Të shfrytëzosh dhimbjen e të tjerëve do të thotë të esh ndjeshmërinë në nivele të papërfillshme”, tha ajo.
Kujtojme se ne seancen e kaluar Zhupa e quajti ‘kone’ Erion Braçen dhe kaloi në ofendime duke i thënë “O Erjon t’u rrit boja, sa shumë m** të ha goja”. Ky fjalim i Zhupës të parin irritoi vetë Braçen teksa Elisa Spiropali u detyrua te anulojë seancën.
“Kam folur që në momentin e parë në këtë foltore dhe në të njëjtën ditë. Qëndrimin tim e kam thënë, gjuha e urrejtjes, kanosja me fjalë janë shembulli më i keq që mund tu japim fëmijëve, nisur nga kjo sallë. Ju zonjë deputete nuk vonuar ta jepnit shembullin thuaj të keq, e bëtë dhe seancën e shkuar.
Fyeve rëndë një deputet të këtij kuvendi. Po flas si grua e si nënë. Interesi yt nuk ishte të flisje për masat e marra, nuk ishte të jepte kontribut që problemet të gjejnë zgjidhje. U ngrite këtu dhe përdore gjuhë fyese, i tregove fëmijëve se me çfarë gjuhe u drejtohesh ti nga anët e tua. Qytetarëve u ka ardhur turp kur të kanë dëgjuar, u ngrite për të folur për problemin dhe u bërë ti problemi.
U ngrite në foltore për të folur për bullizmin dhe tregove që je bulliste. Njeriu më në hall je ti, në hall për një karrige. Është e nevojshme të vendos një pasqyrë përpara, shembulli që përcillet këtu lidhet direkt me fëmijët. Ajo ngjarje na ka prekur të gjithëve. Përsëris thirrjen time për të mos e politizuar një ngjarje që nuk është politikë. Nëse duam ta parandalojmë në të ardhmen, duhet që secili të bëjë pjesën e vet me përgjegjshmëri.
Të shfrytëzosh dhimbjen e të tjerëve do të thotë ta kesh ndjeshmërinë zero. Dhimbjen e respektojmë për të luftuar shkaqet e problemave. Të mos e marrësh hallin e tyre dhe ta kthesh në cirk politik. Ministria e Arsimit dhe Sportit ka dhe përgjegjësi për krijimin e hapësirave të shëndetshme për fëmijët. Këto ngjarje kërkojnë zgjidhje serioze. Kujtojmë se në këto vite ka pasur vëmendje maksimale për të ngritur në nivel më të lart masën për sigurinë e nxënësve dhe forcimin e sinjalistikës rrugore.”-u shpreh Manastirliu.