AKTUALITET, 16 Mars 2022, 11:27

Kreu i shërbimit sekret rus: Fati i vendit do të vendoset gjatë ditëve në vijim

Kreu i shërbimit sekret rus: Fati i vendit do të vendoset gjatë

Shefi i spiunazhit rus ka paralajmëruar se fati i vendit do të vendoset në ditët në vijim.

Kreu i agjencisë ruse të inteligjencës, Sergei Naryshkin,  tha në një panel në Moskë se “Rusia po përjeton një moment vërtet historik”.

“Fati i Rusisë po vendoset, pozicioni i saj i ardhshëm në botë”, tha Naryshkin, i cili drejton SVR.

Fjalimi i shefit të spiunazhit u fokusua në rëndësinë e sovranitetit.

Ai u tha delegatëve: “Sovraniteti është garanci e mirëqenies dhe dinjitetit të qytetarëve tanë, kjo është e ardhmja e fëmijëve tanë.

Në çështje të tilla, Rusia kurrë nuk është tërhequr dhe nuk do të tërhiqet, sepse përndryshe do të pushojë së qeni Rusi”.