AKTUALITET, 18 Nëntor 2024, 23:32

“Kotësia e vrau tranzicionin”, Mero Baze: Asnjë qeveri nuk ka bërë asgjë historike që të mbetet

“Kotësia e vrau tranzicionin”, Mero Baze: Asnjë qeveri nuk

Gazetari dhe publicist Mero Baze, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN Tv, për të folur për librin e tij me poezi, "Shi me baltë", deklaroi se "kotësia e vrau tranzicionin shqiptar", ndërsa tha se asnjë qeveri nuk bëri diçka që të mbetet në histori.

“Kotësia është njëra nga gjërat që ka vrarë periudhën e tranzicionit shqiptar. Kotësia e të gjithëve, e profesionit, e politikanëve që s’e kanë dorëzuar karriken për 30 vjet e ka bërë Shqipërinë më banale. Mungesa e qartë e zhvillimit të vendit është dramë e madhe, kotësi e madhe. Asnjë qeveri nuk ka bërë asgjë historike që të mbetet që kjo qeveri ka bërë këtë gjë, përvceç anëtarësimit në BE, që e udhëheq Evropa, jo ne.

Qeveritë nuk kanë bërë asgjë. Gjërat më të mëdha kanë ndodhur në vitet 1990-1991. Skemi prodhuar asgjë, as letërsi, as ekonomi, as industri. Shqipëria është më e pasur, më e zhvilluar, por kaotike, që po të ishte disiplinuar do të ishte shumë herë më e zhvilluar më e qartë”- u shpreh Baze.

INTERVISTA E PLOTË: