AKTUALITET, 27 Mars 2024, 20:23

Kosova një hap më afër anëtarësimit në KiE, Begaj: Arritje e merituar!

Kosova një hap më afër anëtarësimit në KiE, Begaj:

Presidenti Bajram Begaj e ka cilësuar arritje të merituar miratimin e propozimit për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Europës, që shënjon hapin e parë drejt kësaj perspektive.

Begaj shprehet gjithashtu se kjo dëshmon përkushtimin e palëkundur politik të Kosovës ndaj vlerave dhe standardeve evropiane

“Arritje e merituar e Kosovës në rrugëtimin e saj drejt anëtarësimit të plotë në Këshillin e Evropës.

Kjo dëshmon përkushtimin e palëkundur politik të Kosovës ndaj vlerave dhe standardeve evropiane”, shkruan Begaj në platformën X.