TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Teksa sot ishte parashikuar që të kishte seancë, gjyqi për biznesmenin Pëllumb Gjoken dhe shoferin e tij, ku kërkohej zëvendësimi i masës, është shtyrë për një ditë tjetër.
Kujtojmë se Gjoka, i arrestuar si pjesë e një grupi kriminal pas zbërthimit të komunikimeve në SKY ECC, ishte shpallur edhe investitor strategjik, ndërkohë i janë sekuestruar 390 mijë metra katrorë tokë në plazhin e Velipojës me kërkesë të SPAK.
SPAK ka ngritur dyshimet se këto sipërfaqe toke janë përfituar përmes falsifikimit.