TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Një shtetas shqiptar i cili ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar që prej vitit 2014 për trafikim të heroinës është arrestuar së fundmi në Belgjikë për llogari të autoriteteve italiane.
Ndaj të arratisurit ishte në pritje një urdhër-arresti i lëshuar nga Prokuroria e Përgjithshme në Gjykatën e Apelit të Barit, ndërsa hetimi i kryer nga efektivët italianë solli arrestimin dhe gjetjen e tij nga homologët belgë.
Shtetasi shqiptar u arrestua nga efektivët e Policisë Kufitare të aeroportit ‘Leonardo Da Vinci’ në Fiumicino dhe nga agjentët e Dia-s të mbërritur në vendngjarje, ndërsa përfundimisht u dërgua në burgun e caktuar nga gjykata italiane.