AKTUALITET, 8 Dhjetor 2025, 09:17

Ivanka Trump, interes për Shqipërinë: Vajza e presidentit amerikan poston tre libra për historinë shqiptare, mes tyre Ismail Kadarenë

Ivanka Trump, interes për Shqipërinë: Vajza e presidentit

Ivanka Trump, vajza e presidentit amerikan Donald Trump, ka ndarë në Instagram një foto që ka tërhequr vëmendjen e mediave dhe publikut shqiptar.

Në Story, ajo ka postuar tre libra të njohur për historinë dhe identitetin shqiptar, duke shënuar poshtë fotos “Research”, kërkim.

Në foto shfaqen librat “The Albanians – A Modern History” nga Miranda Vickers, “Albania: From Anarchy to a Balkan Identity” dhe “The General of the Dead Army” i shkrimtarit të madh shqiptar, Ismail Kadare

Postimi i vajzës së presidentit amerikan Donald Trump sugjeron se ajo po zhvillon një kërkim mbi Shqipërinë.

Ivanka Trump është bashkëshortja e biznesmenit Jared Kushner, i cili pritet ndërtojë një resort luksoz në ishullin e Sazanit, që aktualisht është bazë ushtarake.

Komiteti për Investime Strategjike ka pranuar propozimin e kompanisë Atlantic Incubation Partners LLC, për projektin prej 45 hektarësh në ishullin e Sazanit. Projekti parasheh një investim prej 1.4 miliard eurosh.

Komiteti tha se projekti ishte në përputhje me ligjet për investime strategjike dhe përmbushi numrin e të vendeve të punës, që kërkohet me ligj, duke thënë se në të vlerësohet se do të punësohen 1.000 persona.

Ivanka Trump, interes për Shqipërinë: Vajza e presidentit

Ivanka Trump, interes për Shqipërinë: Vajza e presidentit