AKTUALITET, 4 Dhjetor 2022, 16:38

Irfan Hysenbelliu pas prishjes së hotelit: Nuk jam prekur ekonomikisht, por u preka nga gjesti! Ja ç'më tha djali

Irfan Hysenbelliu pas prishjes së hotelit: Nuk jam prekur ekonomikisht, por

Irfan Hysebenlliu ka folur pas prishjes së hotelit të tij nga IKMT, pasi autoritetet pretendojnë se ishte pa leje. 

Gjatë një interviste telefonike për Syri TV, Hysenbelliu, në mënyrë të habitshme, tha se nuk është prekur ekonomikisht, por e ka prekur gjesti i Edi Ramës. 

"Nuk jam i prekur nga investimi që më hodhi, s'jam i prekur nga ana ekonomike që humbas por jam i prekur me gjestin.

Më tha djali pronat e tua bëj si të duash, i thashë dëgjo, se më tha të shoh të qetë, i thashë që kam kaluar vështirësi, motra më viq 26 vjeç, pastaj vëllai 20 vjeç, djali i motrës 1 vjeç, edhe vëllai tjetër kohët e fundit.

Dhimbja më e madhe është e jetës se paratë vihen, veprimi ekonomik nuk më ka prekur fare por gjesti."-tha Hysenbelliu. 

Biznesmeni tha më tej se kryeministri Rama ka qenë në biznesin e tij dhe kanë biseduar disa herë ndërsa shtoi se ia njeh mirë trurin kreut të qeverisë.

"E ka për anën editoriale pasi media po denoncon goxha kohët e fundit, për rrugët, për KESH, PPP-të, shpenzimet e parave publike, mendoj se ky është inati i madh i tij ose ka dhe njerëz që rrijnë në tavolina dhe është bërë traditë që i tjetërsojnë fjalët.

S'mendoj se Rama është nga ata që të keqkupton, është shumë i kalkuluar në trurin e tij, shumë i kalkuluar për të bërë keq, dhe i kalkuluar për të bërë mirë, i ka të dy ekstremet, nuk ka rrugë të mesme, o mirë o keq.

Ai është shumë i kalkuluar dhe kalkulimi i tij është për shkak të qëndrimit të grupit mediatik. Nga investitorë të ndryshëm kam pasur dhe negociata për blerjen e grupit por nuk e kam shitur. Që nga ai moment ka qenë sulm shumë i madh, më kanë thënë që do kesh një sulm.

Nuk mund të them që ka dashur ta blejë Edi Rama, ka investitorë të cilët kërkojnë ta blejnë por s'e kam shitur. Mund të thoja Rama vetëm kur t'ma kërkonte vetë ai këtë gjë."-tha Hysenbelliu.