AKTUALITET, 30 Prill 2026, 22:56

“Irani po vendos vijat e kuqe”, Gjinishi: Menaxhimi i Hormuzit është hipokrizi, Irani dhe SHBA-të e mbajnë dhe fitojnë

“Irani po vendos vijat e kuqe”, Gjinishi: Menaxhimi i Hormuzit

Analisti Ermir Gjinishi, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, duke folur për zhvillimet më të fundit në Gjirin Persik, ku vijon armëpushimi i brishtë SHBA-Iran, por edhe bllokimi i Ngushticë së Hormuzit, u shpreh se menaxhimi i ngushticë ku kalon 20 për qind e karburanteve të botës, është hipokrizi, sepse të dyja palët po fitojnë, ndërsa tashmë është Irani që po vendos kushtet ndaj SHBA-ve.

“Jemi në ditën e 22 të armëpushimit. Është bërë një raund bisedimesh dhe është ndërprerë, Irani po vendos vijat e kuqe, kushtëzon dhe nuk ulet në negociata. Irani kërkon heqjen e embargos së të gjitha porteve iraniane, dhe në këmbim hap Hormuzin. SHBA refuzuan, ndërsa Trump refuzoi fare. Negociatat janë frenuar. Ministri i jashtëm Arakçi shkoi në Rusi dhe takoi Putin.

Ndërsa flasim se kush e menaxhon Hormuzin është hipokrizi. Të dyja palët e mbajnë dhe fitojnë. Nga 13 prill, 22 prill, 35 anije iraniane e kanë kaluar Hormuzin, 37 të tjera i kanë bllokuar SHBA-të. Të dya palët po mundohen të gjejnë zgjidhjen se si të dalin nga kjo.

Ka mbaruar 60 ditëshi i përcaktuar për presidentin Trump dhe senati diskuton këtë çështje. Ai pati një deklaratë para pak minutash ku thoshte se kur ai bëhet gati të bëjë marrëveshje ku SHBA-të dalin të fituara, demokratët sjellin rezoluta për ta mbyllur luftën në Iran.

Për problemin e 60 ditëshit që ka mbaruar, ministri i Luftës, Hegseth, është se çfarë do të ndodhë pas 60 ditëve, ai tha se kemi 3 javë që kemi ndërprerë luftën, pra do edhe 3 javë negociata.

Do të kemi negociata apo luftë? Gjeneralët amerikanë takuan dje presidentin Trump, por jemi pezull, nuk jemi as luftë dhe as paqe. Irani për herë të parë kushtëzon dhe të dyja palët bëjnë teatër në Ngushrticën e Hormuzit"- tha Gjinishi.