AKTUALITET, 29 Mars 2023, 12:16

Ilir Paja nuk do të ekstradohet në Itali, Gjykata e Tiranës njeh dënimin me 25 vite burg

Ilir Paja nuk do të ekstradohet në Itali, Gjykata e Tiranës njeh

Ilir Paja, i njohur dhe me nofkën 'Ufo' do të vuajë në Shqipëria dënimin me 25 vite burg që ka marrë nga autoritetet italiane.

Vendimi është marrë sot nga Gjykata e Tiranës. 

Paja, njihet me nofkën Ufo nga drejtësia italiane, pasi është arratisur dy herë nga burgu ne mënyrë spektakolare, por në Shqipëri u la i lirë nga gjyqtarja Enkelejda Hoxha.

Historia e tij kriminale nisi në mars të vitit 2008 pasi mori përpara me makinë një efektiv të policisë kriminale në Tiranë, por u lirua pasi pretendonte se vuante nga një sërë sëmundjesh.

Më pas, shkoi në Itali dhe Gjykata e Apelit në Milano e dënoi me 25 vjet e 4 muaj burgim për vrasje, por u arratis nga burgu.