TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Ervin Salianji ka reaguar në lidhje me situatën e krijuar në Korçë, për procesin e zgjedhjet se kreut të PD në këtë degë.
Me anë të një postimi në Facebook, Salianji thotë se demokratët janë guximtarë dhe jo dele, ndërsa thekson se është e papranueshme që siç e quan ai “regjimi Rama Berisha të kërkojë haptas që Partia Demokratike, dega Korçë, t’i falet Niko Peleshit”.
“Demokratët janë guximtarë, jo dele! I përgëzoj që nuk po lejojnë bashkëqeverisjen në Korçë!
Demokratët e Korçës nuk pranojnë imponime nga njerëz që nuk dihet nga vijnë e kujt i shërbejnë. Është e papranueshme që regjimi Rama–Berisha të kërkojë haptas që Partia Demokratike, dega Korçë, t’i falet Niko Peleshit.
Peleshin demokratët e mundin me votë; nuk pranojnë që ai t’i drejtojë nga prapaskena, me kulisa, tendera dhe përfitime. Korça nuk shitet, demokratët nuk përdoren”, shkruan ish deputeti i PD.
Procesi për zgjedhjen e kreut të Partisë Demokratike, dega Korçë është shoqëruar sot me tensione dhe debate, çka ka sjellë ndërprerje dy herë.
Edhe pse rinisi, pas një ndërprerje prej më shumë se dy orësh, debatet nuk kanë munguar.
Konflikti është zhvilluar për shkak të listës së votuesve pasi ka persona, të cilët janë ankuar se nuk kanë gjetur emrin. Në debat e sipër janë grisur edhe listat e votuesve.
Në ndërprerjen e parë të procesit, komisionierët morën kutitë e votimit dhe u larguan nga ambientet e selisë së partisë.
Drejtuesi politik i qarkut, Ivi Kaso, reagoi duke sqaruar se nuk ka pasur përplasje, por një bllokim të përkohshëm të procesit. Sipas tij, janë konstatuar tentativa për të votuar nga persona që nuk figurojnë në listat e anëtarësisë së PD-së.