TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Të premten pritet të nisë punën Komisioni i Posaçëm i Reformës Zgjedhore, një mbledhje që pritet të realizohet vetëm nga anëtarët e mazhorancës dhe grupimit të drejtuar nga Lulzim Basha.
Për të kuptuar më shumë mbi këtë situatë i ftuar në emisionin “Ora e Betit” në “Ora News” nga moderatorja Beti Njuma ishte Fatmir Mediu, kryetar i Partisë Republikane.
“Ky debat vijon edhe sot, dhe të gjithë deputetët e opozitës duhet të kenë përgjegjshmërinë ndaj atyre që i kanë zgjedhur. Dhe në rast kur kjo nuk kuptohet edhe për atë çfarë qeveria që po i bën opozitës kjo prevalon në këto situatë.
Këtu kemi një qeveri që i heq të gjitha të drejtat opozitës, dhe e vetmja mënyrë për ta zgjidhur këtë lloj situate, është reforma zgjedhore, e cila duhet të karakterizohet nga gjithëpërfshirja. Dhe për të shmangur veprimet e njëanshme në këtë reformë është të sigurohet e drejta e vetos në komision. Nga viti 2001 deri në 2012, reformat kanë qenë konsensuale dhe kanë sjellë rrotacion normal të pushtetit.
Kjo nuk ndodh që prej vitit 2013. Në 2017-ën u bë një marrëveshje e fshehtë që ka sjellë debatin e madh që marrëveshjet janë bërë për tu rishikuar, ose opozita t’i nënshtrohet pushtetit.
Dhe kjo duhet ndryshuar, pasi nëse nuk ndodh do të kemi përsëri një proces të manipuluar”, theksoi Mediu.