AKTUALITET, 9 Maj 2026, 11:20

Gjirokastër/ Shkëndija e oxhakut shkrumbon banesën në fshatin Zhulat

Gjirokastër/ Shkëndija e oxhakut shkrumbon banesën në

Një banesë është përfshirë nga flakët mëngjesin e sotëm në fshatin Zhulat, në Njësinë Administrative Cepo, Bashkia Gjirokastër. Sipas forcave zjarrfikëse, flakët kishin përfshirë të gjithë banesën dhe më pas shërbimi ka ndërhyrë menjëherë dhe ka punuar për shuarjen e plotë të zjarrit.

Mësohet se zjarri ka rënë në momentin kur e moshuara që banonte në banesë kishte ndezur oxhakun. Nga ngjarja nuk raportohet për persona të lënduar, por vetëm për dëme materiale. Ndërkohë, Drejtoria e MZSh Gjirokastër vijon punën për neutralizimin e plotë të zjarrit.