AKTUALITET, 27 Dhjetor 2023, 17:41

Gjendet i vdekur një 65-vjeçar poshtë pallatit në Pogradec, dyshohet se ishte i alkoolizuar

Gjendet i vdekur një 65-vjeçar poshtë pallatit në

Një 65-vjeçar është gjetur i pajetë poshtë një pallati në zonën e quajtur Kavalishenca në qytetin e Pogradecit.

Sipas informacioneve paraprake, bëhet me dije se 65-vjeçari nuk ka shenja dhune në trup. Viktima njihet si konsumator i alkoolit dhe dyshohet se i dehur dhe në temperatura të ulëta, ka pësuar infarkt.

Viktima u dërgua në morgun e spitalit të Pogradecit për këqyrje. Policia ka nisur hetimet për rastin.