AKTUALITET, 28 Nëntor 2025, 14:00

Gjatë festimeve në Vlorë, një grua humb ndjenjat: Kryebashkiakja Brunilda Mersini, mjeke në profesion, i jep ndihmën e parë

Gjatë festimeve në Vlorë, një grua humb ndjenjat:

E veshur me rroba traditcionale, një grua në qytetin e Vlorës është ndjerë keq dhe ka shfaqur probleme shëndetësore, gjatë festimeve që po zhvillohen për 113-vjetorin e shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë.

Incidenti ka ndodhur mes aktivitetit festivë, ku sipas një fotografie të postuar në rrjetet sociale, shihet gruaja e veshur me kostum tradicional, ku ajo qëndron e ulur në një stol prej guri.

Qytetarët e pranishëm në festë, si dhe kryebashkiakja e Vlorës, Brunilda Mersini, mkeke ne profesion, i kanë ardhur në ndihmë asaj duke i dhënë ndihmën e parë. Ende nuk dihet gjendja shëndetësore e gruas.