AKTUALITET, 26 Mars 2024, 19:04

Dialogu për ligjet me shumicë të cilësuar, PS dhe Rithemelimi nisin punën të enjten

Dialogu për ligjet me shumicë të cilësuar, PS dhe

Të enjten do të zhvillohet mbledhja e parë e grupit të dialogut në komisionin e ligjeve që do të shërbej për ligjet me shumicë të cilësuar. Grupi i dialogut do të ketë në përbërje të tij 6 anëtarë me përfaqësi të barabartë mes mazhorancës dhe opozitës.

Nga PS anëtarët do të jenë: Klotilda Bushka, Damian Gjiknuri dhe Toni Gogu.

Nga opozita do të jenë anëtarë: Oerd Bykybashi, Erisa Xhixho. Një vend Gazment Bardhi ia ofroi edhe deputetëve pranë Lulzim Bashës, të cilët e refuzuan.