TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Ish-kryeministri Sali Berisha garon sot për kreun e PD-së përballë Ibsen Elezit.
Së bashku me bashkëshorten e tij Liri Berisha, ish-kryeministri votoi për zgjedhjen e drejtuesit të ri të partisë.
Pas votimit në një komunikim për mediet Berisha i bëri thirrje demokratëve të votojnë sipas vullnetit të tyre, duke cilësuat zgjedhjet si proces historik.
I pyetur nëse i frikësohet vendimit të Gjykatës së Apelit Berisha u shpreh se nuk ka vendim që mund të ndalë misionin historik të demokratëve shqiptarë.
“Së pari përshëndes demokratët dhe demokratet komisionerë të 108 qendrave të votimit në mbarë Shqipërinë. I uroj të marrin pjesë të gjithë në këtë proces historik, jo vetëm për PD-në por edhe Shqipërinë. Të votojnë sipas vullnetit tyre të lirë, sipas ndërgjegjes tyre.
Është proces historik jo vetëm për PD por mbare Shqipërinë. Finalizohet triumfi i vullnetit të kësaj partie me votën e tyre. Një proces që zhvillohet paralel me një proces mafioz dhe antikushtetues si ai i zgjedhjes së Presidenti të ri.
Sot shohim dritën e shpresës për të ardhmen. Nuk ka vendim që mund të ndalë këtë mision historik të demokratëve shqiptarë”.