AKTUALITET, 22 Maj 2022, 09:28

Gara mes Berishës dhe Elezit, “Rithemelimi”: Si po shkon votimi në 108 qendra

Gara mes Berishës dhe Elezit, “Rithemelimi”: Si po shkon votimi

Vijon i qetë votimi për zgjedhjen e kryetarit të ri të Partisë Demokratike, ndërsa në garë për marrjen e drejtimit të partisë janë kandidatët Sali Berisha dhe Ibsen Elezi.

Përmes një njoftimi Komisioni i Rithemelimit njofton se janë hapur të 108 qendrat e votimit në të gjitha degët e PD.

“Procesi ka filluar e vijon normalisht. Komisioni do të qëndrojë i mbledhur deri në fund të procesit të votimit, derisa të votojë edhe anëtari i fundit i PD për të monitoruar si dhe për të marrë çdo masë në kohë reale për çdo problematikë apo nevojë që mund të kenë degët. Komisioni fton të gjithë anëtarët e Partisë Demokratike të bëhen pjesë e procesit më të rëndësishëm të zgjedhjes së Kryetarit të Partisë Demokratike me parimin “një anëtar një votë”, thuhet në njoftim.

Bashkëngjitur foto nga procesi i votimit në degë në të gjithë Shqipërinë:

Demokratet me anë të procesit “një anëtar, një votë” kanë mundësi të votojnë deri në orën 18:00 në 108 qendrat e votimit në të gjithë vendin.

Votimi i sotëm vjen pas fushatës rreh 2 javore që dy kandidatët bënë në bazë. Pas orës 18.00 pritet të dale edhe rezultati i garës.

Bashkëngjitur foto nga procesi i votimit në degë në të gjithë Shqipërinë:

Gara mes Berishës dhe Elezit, “Rithemelimi”: Si po shkon votimi
Maliq
Gara mes Berishës dhe Elezit, “Rithemelimi”: Si po shkon votimi
Dega 5 Tiranë
Gara mes Berishës dhe Elezit, “Rithemelimi”: Si po shkon votimi
Devoll
Gara mes Berishës dhe Elezit, “Rithemelimi”: Si po shkon votimi
Mirditë
Gara mes Berishës dhe Elezit, “Rithemelimi”: Si po shkon votimi
Dega 10 Tiranë
Gara mes Berishës dhe Elezit, “Rithemelimi”: Si po shkon votimi
Korçë