TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Ashtu si të gjithë anëtarët e PD, ish kryeministri Sali Berisha, së bashku me bashkëshorten e tij Liri Berisha kanë votuar në selinë e PD për zgjedhjen e drejtuesit të ri të partisë.
Vetë Berisha është në garë vetëm me Ibsen Elezin dhe me shumë gjasa do të arrijë të marrë fitoren.
“Së pari përshëndes demokratët dhe demokratet, komisionerët e 108 qendrave të votimit në mbarë Shqipërinë dhe i uroj të marrin pjesë të gjithë në këtë proces historik jo vetëm për PD por edhe për Shqipërinë dhe të votojnë sipas vullnetit të tyre të lirë.
Të votojnë sipas ndërgjegjes së tyre për kandidatin që duhet. Theksova që ky është proces historik jo vetëm për PD por për mbarë Shqipërinë sepse finalizon triumfin e vullnetit të anëtarëve të kësaj partie me votën e tyre”, tha Berisha.
Procesi i votimit i cili ka nisur në orën 08:00 dhe po zhvillohet në 108 qendra qendra votimi, pritet të mbyllet në orën 18:00.
Sipas Rithemelimit anëtarët e Këshillit Kombëtar të PD do të votojnë në njërën prej dy qendrave të votimit në Selinë Qendrore të Partisë Demokratike, ose në degët ku ata janë të deleguar pasi të kenë njoftuar pranë Komisionit.