AKTUALITET, 30 Gusht 2025, 20:14

Foto/ Pas stuhisë hapet gropë e madhe në asfalt pranë ‘Ujit të Ftohtë’

Foto/ Pas stuhisë hapet gropë e madhe në asfalt pranë

Reshjet me intesitet ne Vlorë kanë sjellë probleme ne disa prej akseve të qytetit. Stuhia ka sjellë jo vetëm rrugë të përmbytura dhe dëme të shumta materiale, por edhe dëmtime të rrugëve.

Një gropë e madhe është hapur në asfalt pranë tunelit të Ujit të Ftohtë, në vendin e quajtur “Gjurma”, në aksin Vlorë-Radhimë. Gropa ka përmasa të mëdha, sa për të fundosur edhe mjetet brenda.

Po kështu në lagjen “10 Korriku” ka prezencë dheu dhe balte, teksa shërbimet e bashkisë janë në terren për të riparuar dëmet e shkaktuara me mjete.

Foto/ Pas stuhisë hapet gropë e madhe në asfalt pranë