AKTUALITET, 6 Shkurt 2024, 20:12

Sekretari Blinken vizitë në Shqipëri brenda këtij muaji? Reagon ambasada amerikane në Tiranë

Sekretari Blinken vizitë në Shqipëri brenda këtij muaji?

Ambasada e SHBA-ve në Tiranë ka reaguar në lidhje me një lajm që qarkullon në media se sekretari Blinken do të vizitojë Shqipërinë.

E pyetur nga News24 në lidhje me këtë vizitë brenda këtij muaji, Ambasada Amerikane në Tiranë nuk e ka konfirmuar.

Gjithashtu  e pyetur për një koment të mundshëm lidhur me lajmin e dhënë nga disa media shqiptare për këtë vizitë të Blinken në Tiranë, nga Ambasada ka patur një përgjigje mohuese “Jo, jo!”