TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Sali Berisha ka reaguar ashpër pas vendimit të qeverisë për të tërhequr dosjet e gjykatës së Lartë. Në një konferencë me gazetarët Berisha akuzoi kryeministrin Rama se po amniston mafien e pronave. Sipas tij, Rama po kam sistemin e drejtësisë, tashmë edhe përmes Sokol Sadushit.
“Jam para jush në këtë bisedë për të denoncuar me ashpërsinë më të madhe vendimin e fundit të Edi Ramës me të cilin ai dëshmon çdo ditë e më shumë se gjykatën e lartë apo Sado gjykatën tani e tutje do ta gjuani gjykata Sadushi e ka kapur përmes Sadushit të tij.
Sa koordinohet në planin e qartë të masave në mënyrën e dhënies së drejtësisë së shqiptarëve. Rama dhe Sadushi kanë zgjedhur drejtësinë sui generis dhe kjo është histori e rëndë turpi. Rama përvetëson pronat e shqiptarëve përmes vendimeve të gjykatave
Me vendimin e tij po vendos kontrollin mbi sistemin gjyqësor. P{a asnjë analizë të detajuar të rasteve, por edhe dëmit që mund ti shkaktohet shtetit, në shkelje të plotë të kushtetutës, Këshilli i Ministrave vendos që për të gjitha institucionet në varësi të kryeministrit të hiqet dorë nga rekurset për çështje me natyre administrative.
Mafia e tmerrshme e pronave, e drogës dhe pronave amnistohet dhe nuk shkon më në gjykatën e lartë. Mjafton të çojë qesen në apel sepse sipër ja ka zgjidhur Rama”, tha Berisha.