TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Moderatorja simpatike Ester Bylyku, e cila prej 9 vitesh ka moderuar emisionin "Glamour Zone" në Ora News, ka ndërmarrë një hap të ri në karrierën e saj.
Bylyku nga ambientet e një limuzine ku realizonte intervistat për emisionin e saj do të kalojë në zyrën drejtuese të policisë gjyqësore që do të bëjë procesin e vetingut në Doganat shqiptare.
E kush thotë se edhe vajzat VIP të ekranit nuk kanë një karrierë në administratë? Tani, të gjithë doganierët do të merren në pyetje prej saj, shkruan Newsbomb.
E përfshirë prej shumë kohësh në botën e showbizz dhe me lajme që gjithmonë përbënin lajm edhe për të Esteri tanimë do të duhet të vishet vetëm me kostume zyrtare për të kryer më së miri detyrën e re.