AKTUALITET, 27 Janar 2024, 12:28

Ekstradimi i dy shqiptarëve, pjesëtarë të grupeve kriminale në Gjermani e Greqi, reagon Taulant Balla

Ekstradimi i dy shqiptarëve, pjesëtarë të grupeve kriminale

Dy shtetas shqiptarë pjesëtarë të grupeve kriminale të përfshirë në trafik lëndësh narkotike janë ekstraduar nga Gjermania e Greqia në Shqipëri.

Me anë të një reagimi në “facebook”, ministri i Brendshëm, Taulant Balla shprehet se vazhdon bashkëpunimi me Interpol për gjetjen e personave në kërkim ndërkombëtar nga drejtësia shqiptare, për t’i dhënë fund pandëshkueshmërisë

“Vijon çdo ditë bashkëpunimi i shkëlqyer me Interpol për gjetjen e personave në kërkim ndërkombëtar nga drejtësia shqiptare, për t’i dhënë fund pandëshkueshmërisë”, shkruan ndër të tjera Balla.

Postimi i plotë:

Vijon çdo ditë bashkëpunimi i shkëlqyer me Interpol për gjetjen e personave në kërkim ndërkombëtar nga drejtësia shqiptare, për t’i dhënë fund pandëshkueshmërisë.

Përgëzime Interpol Tirana e cila në bashkëpunim edhe me njësitë partnere në Gjermani dhe Greqi, lokalizuan, ndaluan dhe sot ekstraduan në Shqipëri dy persona, pjesëtarë të grupeve kriminale të përfshira në trafik lëndësh narkotike.