TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ngjarje e rëndë në Shkodër! Rreth orës 09:15, policia u njoftua se një i mitur po tentonte të vetëhidhej nga kati i gjashtë i pallatit ku banonte, në lagjen “Skënderbeg”.
Menjëherë më pas, shërbimet e Patrullës së Përgjithshme të Komisariatit të Policisë Shkodër shkuan menjëherë në vendin e ngjarjes.
Si rezultat i ndërhyrjes së shpejtë, u parandalua kjo ngjarje, si dhe u shoqërua në spital, për të marrë asistencën e nevojshme mjekësore, 17-vjeçari me probleme shëndetësore. Grupi hetimor vijon punën për të dokumentuar me prova ligjore rrethanat e ngjarjes.