TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Kryeministri Edi Rama ka reaguar për herë të parë pas skandalit tek Onkologjiku, ka deklaruar se “përdorimi i uniformave si maskat e grabitqarëve të bankave për të nxjerrë para me gjakun e të sëmurëve, krim kundër njerëzimit”.
Nga QSUT, ku ndodhet në një takim me privatit me shefat e shërbimeve, Rama u shpreh se "sot nuk mungon thuajse asgjë nga çfarë nuk kishim dje, por fatkeqësisht jo gjithnjë figura dhe përkushtimi i mjekëve janë në lartësinë e misionit që nis me betimin e hipokratit".
Edi Rama: “Duke u përgatitur për këtë adresim, që është edhe publik, dhe mes jush në spitalin Onkologjik, mu kujtuan fjalët e një prej heronjve të mjekësisë Besim Elezi që “as në ëndërr nuk e kishim parë dot një spital me këto kushte dhe ky spital nuk ka asgjë më pak se spitalet e Evropës.
Sot nuk mungon thuajse asgjë nga çfarë nuk kishim dje, por fatkeqësisht jo gjithnjë figura dhe përkushtimi i mjekëve janë në lartësinë e misionit që nis me betimin e hipokratit. Të mos jesh në lartësinë e detyrës është më shumë se problem, është hall i madh për njeriun kur me mjekun lidhet fati i shëndetit të tij, ta përdorësh uniformat si maskat e grabitqarëve të bankave për të nxjerrë para me gjakun dhe ilaçin e të sëmurëve është krim jo kundër tyre, por edhe kundër njerëzimit."