AKTUALITET, 22 Gusht 2025, 10:34

E rëndë/ Aksident në aksin Lin-Pogradec, automjeti përplas një grua dhe një vajzë të vogël! E moshuara dërgohet në gjendje të rëndë në spital

E rëndë/ Aksident në aksin Lin-Pogradec, automjeti përplas

Një aksident është regjistruar këtë të premte në aksin rrugor Lin - Pogradec, ku një automjet ka goditur një të moshuar dhe një vajzë të vogël, të dyja këmbësore.

Në momentin e aksidentit, ata po kalonin nga një krah në krahun tjetër të rrugës. Mësohet se e moshuara ka marrë dëmtime të shumta dhe është transportuar në spitalin e Pogradecit, në gjendje të rëndë.

Aktualisht më vendngjarje ka mbërritur grupi hetimor dhe po merret me zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.