AKTUALITET, 10 Shtator 2023, 10:22

Dyshohet se mori peng të dashurën 17-vjeçare, më pas e dhunoi. Policia zbardh ngjarjen dhe arreston autorin

Dyshohet se mori peng të dashurën 17-vjeçare, më pas e

Një 17-vjeçare dyshohet se është marrë peng nga i dashuri i saj, i cili më pas e ka dhunuar. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Tiranë, ku menjëherë pas raportimit të ngjarjes, policia ka vënë në pranga autorin e dyshuar, një 23 vjeçar.

Sipas policisë, dyshohet se 23-vjeçari, ka marrë me forcë në automjetin e tij duke i hequr lirinë për disa orë, si dhe ka ushtruar dhunë ndaj të dashurës së tij 17-vjeçare.

“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, pas njoftimit të marrë se një shtetas i kishte hequr lirinë për disa orë, si dhe kishte ushtruar dhunë ndaj një 17-vjeçareje, menjëherë kanë organizuar punën për kapjen e autorit të dyshuar dhe vënien e tij përpara përgjegjësisë ligjore.

Si rezultat i veprimeve të shpejta të shërbimeve të Policisë, është kapur në Xhafzotaj, dhe vënë në pranga autori i dyshuar, shtetasi B. Ll., 23 vjeç, banues në Xhafzotaj, Durrës.

Nga veprimet hetimore dyshohet se 23-vjeçari, ka marrë me forcë në automjetin e tij duke i hequr lirinë për disa orë, si dhe ka ushtruar dhunë ndaj të dashurës së tij 17-vjeçare”, thuhet në njoftim.

Ndërkohë materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.