AKTUALITET, 28 Qershor 2024, 12:36

Dyshohet për sulm kibernetikë ndaj sistemeve të Policisë së Shtetit, urdhërohen të gjitha strukturat të fikin pajisjet kompjuterike

Dyshohet për sulm kibernetikë ndaj sistemeve të Policisë

Të gjitha strukturave të Policisë së Shtetit u është dhënë urdhër që të fikin çdo pajisje kompjuterike.

Paraprakisht dyshohet për sulm kibernetik ndaj sistemeve të Policisë së Shtetit.

Sipas burimeve nga Policia e Shtetit, fikja e kompjuterëve është në funksion të masave mbrojtëse.

Gazetari Igli Çelmeta raporton se ka pasur dyshime të forta se mund të ketë ndodhur një sulm kibernetik, ndaj janë marrë masat dhe u bënë verifikimet e duhura.

“Informacioni po verifikohet nga strukturat e policisë kundër krimit kibernetikë. Ky ka qenë urdhri i policisë. Dyshohet për një sulm kibernetikë, i fundit. Gjithçka po verifikohet dhe nëse pas saj fshihet Irani”, raportoi gazetari.