TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Është tensionuar situata në tubimin e opozitës para Bashkisë Tiranë. Protestuesit, ashtu edhe si në tubimet e kaluara, i kanë vendosur flakën gomave të vendosura përballë godinës shtetërore.
Flaka iu vendos gomave nga një person me kapuç të zi në kokë, i cili i spërkati me benzinë.
Ky moment është shoqëruar me tensione mes protestuesve dhe efektivëve të policisë, të cilët këtë herë nuk kanë vendosur gardh metalik për të mos lejuar demostruesit të afrohen.
Efektivët kanë hedhur ujë për të shuar zjarrin, por janë hasur me kundërshtinë e protestuesve.