TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Aksident në autostradën Levan-Tepelenë. Një automjet tip “Toyota” ka dalë jashtë rruge për të përfunduar në kanal.
Burimet paraprake bëjnë me dije se katër persona janë lënduar dhe janë nisur drejt spitalit të Fierit.
Mësohet se kanë qenë banorët e zonës që i kanë dhënë ndihmën e parë të lënduarve.
Po të njëjtat burime saktësojnë se në drejtimin e mjetit ka qenë një vajzë.
Kjo e fundit është trembur pasi i është futur në parakalim një makinë tjetër. Thirrja në urgjencë ka bërë që të nisen dy ekipe të spitalit të Fierit dhe uniformat blu.