TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Kjo është shtëpia e tre pjesëtarëve të familjes Çekrezi. Ata jetojnë në lagjen “Dyli Haxhire”, në Elbasan, në kushte të mjerueshme.
Shtëpia e vjetër u shemb nga tërmeti dhe këto katër mure ishin gjithçka që arritën të siguronin.Akoma dhe më tronditës është fakti 2 nga tre anëtarët e kësaj familjeje kanë probleme shëndetësore.
“E çova në spital nuk e mbajtën, më dhanë ilaçe, i kam marrë ato po njësoj. Është e paralizuar, nuk lëviz fare, i bën aty në vend të gjitha. E pastroj me çunin, e koj si punë fëmije, ka 3-4 muaj që ka ngelur kështu, e kapi edhe me përpara por nuk qe kaq keq. Ça të bëj, s’ia dalim dot me të ngrënë e me të pirë jo më tjera e tjera”, thotë kryefamiljari Ramazan Çekrezi.
I vetëm është i pafuqishëm të ndërtojë një strehë të ngrohtë, ndaj 63-vjecçari sot shtrin dorën për ndihmë.
“Të më bëjnë një dhomë aty, po qe mundësia, nuk kërkoj vila po më ndihmuan mire do ishte. Prej 10 vitesh në këtë situatë të vështirë, kanë ardhur, kanë parë dhe nuk kanë bërë asgjë. Gruan e kam të paralizuar, çunin sëmurë, vetë dal punoj por s’ia dal dot”, shprehet ai.
E teksa i kanë humbur shpresat nga autoritetet, apeli tashmë i shkon qytetarëve për t’i ndihmuar sado pak, qofte dhe me ushqime.
Familja jeton në ekstremin e varfërisë, ndërsa ushqehen me pensionin e invaliditetit të zonjës, të ardhura që nuk mbulojnë as medikamentet e saj. Familja shtrin dorën për ndihmë për kushte minimale jetese, një banesë ku nuk hyn shiu dhe i ftohti./euronews