AKTUALITET, 7 Qershor 2022, 21:34

Dalin pamjet/ Djali i Soros në tavolinën kryesore të darkës së “Ballkanit të hapur”

Dalin pamjet/ Djali i Soros në tavolinën kryesore të darkës

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut Dimitar Kovaçevski ka shtruar një darkë në Ohër me liderët e vendeve që janë pjesë e nismës “Ballkani i hapur”.

Në darkë merrte pjesë kryeministri shqiptar Edi Rama, presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç, kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç që në samit është si vëzhgues.

Bie në sy që pjesë e tavolinës është edhe Alex Soros, djali i multimiliarderit George Soros. Madje ai është nderuar duke u ulur në tavolinën kryesore të liderëve të vendeve të rajonit.

Në këtë samit pritet të nënshkruhet një marrëveshje për njohjen e diplomave të arsimit të lartë, si dhe memorandume për bashkëpunim kulturor dhe në fushën e turizmit.

Në samit nuk mori pjesë as këtë herë Kosova pasi kryeministri Albin Kurti refuzoi ftesën e kryeministri të Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski.