AKTUALITET, 7 Qershor 2022, 21:22

Liderët e Ballkanit Perëndimor mblidhen në Ohër, Rama publikon foton

Liderët e Ballkanit Perëndimor mblidhen në Ohër, Rama

Kryeministri Edi Rama ka ndarë fotot krah liderëve të Ballkanit Perëndimor që marrin pjesë në Samitin e Ballkanit të Hapur që do mbahet ditën e nesërme në Ohër.

“Ohër, Samiti i Ballkanit të Hapur”, shkruan Rama.

Në foto Rama shfaqet në krah të presidentit serb Aleksandër Vuçiç dhe kryeministrit boshnjak Zoran Tegeltija. Ky i fundit bashkë me kryeministrin e Malit të Zi Dritan Abazoviç marrin pjesë për herë të parë në këtë samit.

Ndërkohë që i vetmi shtet nga Ballkani Perëndimor që nuk i është bashkuar samitit është Kosova e cila e refuzon pjesëmarrjen në këtë nismë, për shkak të qëndrimit të Serbisë.