AKTUALITET, 26 Gusht 2025, 19:24

Cili vend ka internetin më të shpejtë në botë? Ja si renditen Shqipëria dhe Kosova 

Cili vend ka internetin më të shpejtë në botë? Ja si

Sipas Indeksit Global të Speedtest, vendi me internetin më të shpejtë mobil në botë janë Emiratet e Bashkuara Arabe, me një mesatare prej 584.97 Mbps, të ndjekura nga Katari (507.47 Mbps) dhe Kuvajti (413.57 Mbps).

Ndërsa për internetin fiks, kryeson Singapori me një shpejtësi prej 386.96 Mbps, i ndjekur nga Kili dhe Hong Kongu.

Si qëndrojnë vendet e Ballkanit?
Maqedonia e Veriut kryeson në rajon për internetin mobil: 161.53 Mbps
Serbia prin për internetin fiks: 92.21 Mbps
Bosnja dhe Hercegovina ka shpejtësitë më të ulëta në rajon për të dy kategoritë.

Shqipëria dhe Kosova
Shqipëria
▪ Internet mobil: 104.11 Mbps (vendi i 41-të)
▪ Internet fiks: 84.64 Mbps (vendi i 76-të)

Kosova
▪ Internet mobil: 97.43 Mbps (vendi i 45-të)
▪ Internet fiks: 82.24 Mbps (vendi i 82-të)