TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja, ka deklaruar se Operatori i Blerjeve të Përqendruara (OBP) ka arritur të kursejë 26.5 milionë euro nga buxheti i shtetit në vetëm 16 muaj pune.
Sipas tij, kjo arritje është rezultat i një procesi prokurimi transparent, të automatizuar dhe efikas, që përshpejton procedurat dhe garanton konkurencë të ndershme mes operatorëve.
“Këto kursime përkthehen në më shumë shkolla, spitale, investime publike dhe shërbime cilësore për qytetarët”, theksoi Goxhja, duke e cilësuar këtë një fitore për ekonominë dhe një investim për të ardhmen.
OBP njofton në kohë reale çdo tender përmes një platforme online të hapur dhe pa pagesë për operatorët ekonomikë.
Është krijuar gjithashtu Katalogu Digjital ALBZONE, i cili standardizon çmimet dhe specifikimet për autoritetet kontraktore.
Çdo ofertues fitues mban përgjegjësi të plotë ligjore për detyrimet që rrjedhin nga kontrata.
OBP auditohet dhe monitorohet rregullisht për çdo veprim zyrtar.
Ministri shtoi se OBP po punon drejt informatizimit të plotë të procesit të prokurimeve, me qëllim rritjen e efikasitetit dhe përfshirjen e sa më shumë ofertuesve.