TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Lideri i opozitës, Sali Berisha ka përshëndetur protestën e qytyetarëve të Fushë Krujës, Thumanës dhe Mamurrasit, kundër bllokimit të rrugës nga ana e qeverisë që u zhvillua këtë të mërkurë. Kryedemokrati Berisha tha se qytetarët në tubimin e kësaj të mërkure, vetëm sa po mbrojnë të drejtën e tyre.
"Së pari, ju bëj thirrje banorëve të protestojnë në mënyrën më të fuqishme për të drejtën e tyre dhe se PD do t’i mbështesë ata në të gjithë fuqinë e saj.
Së dyti, u bëj thirrje qytetarëve nga Fushë Kruja në Vermosh, në Valbonë, në Morinë dhe kudo, t’i fshijnë nga faqja e dheut të gjitha vendpagesat për kalimin në rrugë.
Zonat më të varfra të Europës, zonat më të varfra të Shqipërisë tatohen në mënyrë armiqësore nga Edi Rama.
Ndërkohë, zonat të cilat janë 30-40 vite më parë se ato në të ardhura, zona të cilat kanë pothuajse dyfishin e të ardhurave të tyre, nuk paguajnë asnjë qindarkë në qarkullimin në këtë vend.
Ndaj dhe ka ardhur koha që çdo qytetar të flasë kundër çdo padrejtësie.
Të ngrihet fuqishëm kundër këtij shteti që nuk ka ligj, Kushtetutë, moral dhe që qëndron vetëm mbi dhunën dhe frikësimin e qytetarëve"- tha Berisha.