TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Analisti Andi Bushati, i ftuar në emisionin "Shock" në Euronews Albania, ka folur për faktin se Berisha po përqafon ideologjinë konservatore, duke e propaganduar këtë në Foltoret e tij dhe duke kërkuar rithemelimin e PD-së, bazuar në këto vlera.
Bushati tha se Berisha e bën këtë për shkak të pragmatizmit, sepse kjo e ndihmon në luftën që ka nisur në PD, por nuk është i motivuar realisht nga ideologjia konservatore. Më tej, analisti tha se Berisha ka mungesë koherence, kur flet kundër politikave liberale, përfshirë këtu çështjet LGBT, të cilat Berisha i ka mbështetur, duke qenë i pari dhe i vetmi politikan i lartë shqiptar që ka kërkuar legalizimin e martesave gay. Ai gjithashtu ka pritur në zyrë përfaqësues të organizatave LGBT.
"Besoj se Sali Berisha nuk është një nga ata që i rri koherent këtyre bindjeve konservatore. Përse e bën këtë? Berisha sot ka dy probleme, jo Lul Bashën sepse e ka mundur me kohë. Ka amerikanët që e kanë shpallur non-grata dhe krijimin e një fabule lokalisht dhe ndërkombëtarisht, se përse i ka ndodhur një gjë e tillë.
Duke u hequr si konservator, e përligj më kollaj atë çështjen, që mua po ma bëjnë liberalët dhe Soros. Çfarë është Soros? Është mënyrë e të menduarit, që përshembull janë pro LGBT, por Berisha i ka pritur në zyrë dhe këtu nuk ka koherencë.
Cfarë thotë tjetër? Që ne jemi pro atdheut. Thotë që nuk është njeriu i globalizmit, por i traditës. Berisha thotë këtë po ma bën Soros, sepse unë jam kundërshtar ideologjik i vlerave që Soros kërkon t’i imponojë Shqipërisë.
Sa i përket sovranizmit, është alibi pragmatike, për të thënë se jo gjithmonë duhet t'ju themi po diplomatëve.
Nuk janë motivet ideologjike që e shtyjnë Berishën, por janë motive pragmatike, që e shtyjnë ta përdorë si mburojë.
Prapë në betejë politike, luftën politike e bën përmes konceptesh dhe kjo është ana e mirë e Berishës. Ai ka përballë një njeri, që luftën politike po e qesharakëzon në pikën, kush ka vulën dhe bravën... Në një betejë ku të dyja palët mund të jenë të pasinqerta, por njëri luan në emër të vulës dhe bravës (Basha), ndërsa tjetri predikon parime filozofike dhe politike (Berisha), padyshim është i avantazhuar ky i dyti. Edhe brenda hipokrizisë së vetë, Berisha qëndron disa shkallë më lart sesa rivali i tij politik", tha ndër të tjera Bushati.