AKTUALITET, 21 Janar 2023, 17:48

Berisha: Do ta përmbysim monizmin bastard të Ramës!

Berisha: Do ta përmbysim monizmin bastard të Ramës!

Në fjalën e tij në ceremoninë e 32-vjetorit të degës së PD në Laç, kryedemokrati Berisha theksoi se kryeministri Rama është armiku absolut i lirisë.

Berisha i bën thirrje demokratëve që të ngrihen për të rrëzuar monizmin e vendosur nga kreu i qeverisë.

“Edi Rama kontrollon sot, disponon 10% pushtet më shumë se Ramiz Alia se në vitin 1991. Ai këtë pushtet e rrëmbeu duke i rrëmbyer shqiptarëve votën. Ne demokratët, por edhe shqiptarët në tërësi, e dimë se monizmi dhe liria janë të papajtueshme.

E dimë se, armiku absolut i lirisë është monizmi. E dimë se si demokratë, misioni ynë absolut është përmbysja e tij. Siç përmbysëm monizmin e etërve, do përmbysim monizmin e bastardit. Miqtë e mi, edhe njëherë. Monizmi dhe liria nuk pajtohen. Ju rikujtojmë se këta burra që u dergjën në kampe dhe burgje, se mijëra të tjerë vdiqën, vdiqën se kërkonin lirinë.

Sot ky bastard, mban peng, në kundërshtimin më flagrant, vendimin e gjykatës. Mendon se do parandalojë fitoren e beharit. Fitoren e demokratëve në të gjithë Shqipërinë. Mendon se do mbrojë monizmin e tij. Të betohemi në flamur, përpara zotit se asgjë s’do na ndalojë të përmbysim monizmin e Edi Ramës. Misioni ynë është i shenjtë. Liria është fuqia jonë, është për ne e gjithë energjia të cilën nuk ka forcë në botë ta ndalojë”, tha Berisha.