TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja, reagoi gjatë një konferencë në lidhje me 21 janarin, ku u vranë katër protestues, duke konsideruar një krim shtetëror dhe kërkoi rihapjen e hetimeve dhe transferimin e dosjes në SPAK.
Sipas tij, është kambanë ulëritëse për drejtësinë e re, që nuk janë vënë para drejtësisë urdhëruesit e veshur me pushtet dhe ekzekutorët e protestuesve.
“PS dhe Rama iu ka dhënë përgjigje me kohë dilemave me Reformën në Drejtësi dhe pret nga drejtësia e re, drejtësinë e munguar për 21 janari. Jemi në anën e drejtësisë.
12 vjet përkujtim i katër dëshmorëve të demokracisë pa u vënë para drejtësisë urdhëruesit e veshur me pushtet dhe ekzekutorët është kambanë ulëritëse për drejtësinë e re.
21 janari është krim shtetëror, akt i pastër terrorist i shtetit ndaj qytetarëve. Kushdo që përpiqet të justifikojë këtë si lojë pushteti kryen një krim të ri mbi drejtësinë sepse jeta nuk trajtohet dot si lojë pushteti. Jeta vlen mbi çdo pushtet.
Janë vrarë në demokraci duke protestuar si qytetarë të lirë. Edhe pse ky është fakt i ditur botërisht, 12 vjet pas krimit përpos vetëdeklarimit të ish-kryeministrit Berisha, i cili deklaron me mburrje se, i vrau shteti dhe Garda, për të mbrojtur muret e godinës, nga mbrëmë në darkë ka një provë të re materiale, që mbështet deklarimet e tij dhe provon urdhëruesit që vranë katër prej më të mirëve ndër ne.
Shqipëria ende sot rreket t'i japë fund tranzicionit duke pasur lak për qafe zyrtarë e ish zyrtarë të lartë të pandëshkuar. Ky krim shtetëror vijon t’i bëjë karshillëk politik popullit, viktimave e drejtësisë së re.
Si ministër i Drejtësisë kam detyrë të ngre zërin deri në bërjen e drejtësisë. Dosja e vrasjes nuk konsiderohet e hetuar, derisa të hetohet si krim shtetëror. Nuk mund të mbetet peng në sirtar edhe sot pas 1-2 vitesh.
Kjo dosje nuk duhet të një ping pongun e radhës nga një prokuror te tjetri që bien me radhë nga vetingu. Nën dritën e provës së re dhe atyre që do të dalin nga hetimi, duhet të ishte transferuar në SPAK që në ditën e parë të krijimit të SPAK-ut.
Nuk dua të bëj prokurorin dhe as të ndërhyj në punë e drejtësisë, por nën dritën e provave kërkoj nga drejtësia e vendit tim hetimin e autorëve të krimit.
21 janari kërkon as më shumë dhe as më pak, që drejtësia e re të bëjë detyrën në përputhje me Kushtetutën dhe ligjin”, deklaroi ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja.