AKTUALITET, 23 Maj 2022, 15:03

“Benz-i” përplaset me motoçikletën në Gjirokastër, dy të plagosur

“Benz-i” përplaset me motoçikletën në

Dy persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e një aksidenti të ndodhur pasditen e sotme në aksin nacional Gjirokastër-Tepelenë.

Sipas policisë, aksidenti ka ndodhur rreth orës 14;30 në vendin e quajtur “Virua”.

Nj mjettip “Benz”  me drejtues shtetasin E. Z., 34 vjeç, banues në Gjirokastër është përplasur me motoçikletën me drejtues shtetasin M. N., 29 vjeç, banues në Fier.

Për pasojë është dëmtuar drejtuesi i motoçikletës dhe pasagjerja D. N., 28 vjeçe, të cilët u transportuan në spitalin Rajonal Gjirokastër për të marrë ndihmën mjekësore, jashtë rrezikut për jetën.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.