TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Në ditën Ndërkombëtare të Punëtorëve, kreu i PL-së, Ilir Meta është shprehur të rinjtë janë punëtorët e së ardhmes.
“Ata më shumë punojnë me mend se me muskuj, kush punon kundër të tyre, punon kundër vetes”, shkruan Meta në një postim në Facebook.
Ai theksoi se “do të bëjmë maksimumin për t’i mbajtur ata, idetë, bizneset dhe punën e tyre në Shqipëri”.
Ilir Meta: Gjithë përpjekja jonë politike është që të krijojmë kushte të denja pune për të rinjtë tanë.
Të rinjtë janë punëtorët e së ardhmes, ata më shumë punojnë me mend se me muskuj.
Kush punon kundër të rinjve tanë punëtorë, punon kundër vetes.
Forca jonë politike ka qenë gjithnjë forcë e të rinjve dhe ne do të bëjmë maksimumin për t’i mbajtur ata, idetë, bizneset dhe punën e tyre në Shqipëri.
Gëzuar 1 Majin të gjithë punëtorëve, e veçanërisht të rinjve e të rejave, sepse bashkë me ta do të ecim drejt një shoqërie më të drejtë e më të zhvilluar.