AKTUALITET, 8 Mars 2024, 20:17

VIDEO/ Dita ndërkombëtare e grave, tubim para kryeministrisë, protestueset djegin reçipetat

VIDEO/ Dita ndërkombëtare e grave, tubim para kryeministrisë,

Në kuadër të ditës ndërkombëtare të Grave, mbrëmjen e sotme (8 mars) është zhvilluar një protestë para kryeministrisë.

“Poshtë patriarkati”, “trupi im jeta ime”-ishin disa prej thirrjeve që u bënë nga protestuesit e mbledhur të cilët marshuan në bulevard.

Protesta nisi rreth orës 18:00 në Qytet Studenti, duke marshuar drejt kryeministrisë dhe më pas bashkisë.

Pasi marshuan me pankarta në duar dhe me banderolën ku shkruhej “Nata është e jona”, ato kanë ndezur një zjarr para kryeministrisë ku kanë djegur reçipetat në shenjë revolte.

“Kemi vendosur logon “Nata është e jona”, sepse nata është pjesa më e frikshme për një grua, e cila ndonjëherë natën ka frikë të shkojë nga puna në shtëpi, ka frikë të ecë lirshëm natën. Rrugët nuk iu përkasin vetëm meshkujve, por edhe femrave. Momenti i errësirës është ai moment kur ajo mund të dhunohet, grate nuk janë të sigurta. Duhet të ndërgjegjësohen të gjithë, sepse liria e grave është në fund të ditës demokraci më e mirë”, deklaroi njëra prej aktivisteve.