TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Në kuadër të projektit Thumanë – Kashar, është parashikuar që të shemben disa banesa në Bërxullë. Banorët e gjashtë familjeve po protestojë, duke hipur në tarraca dhe kërcënojnë se do t’i vendosin flakën vetes duke mbajtur në duar shishe me benzinë, nëse ata nuk dëmshpërblehen.
Sipas tyre, autoritetet i kanë gënjyer duke i thënë fillimisht se do të dëmshpërblehen dhe më pas një gjë e tillë nuk ka ndodhur.
“Neve duan të na prishin shtëpitë. Ne duam dëmshpërblim ose celsat në dore. O hyrjet ose dëmshpërblim. Unë do digjem këtu.
Kemi nga dy muaj që na kanë ardhë rreth e rreth shtëpisë. S’kanë marrë fare masa për ne. Kemi shkuar në Rajon, nuk na kanë vlerësuar.
Jemi 6 familje, 40 veta” thotë njëra prej banoreve.
Një tjetër shprehet se vetëm ditën e djeshme i kanë dërguar një procesverbal nga IKMT që duhet të lirojnë banesat.
“Na thane që dëmshpërbleheni, pastaj na thanë që nuk do merrni asgjë.
Nuk na ka ardhur asnjë njoftim se kur do të shembet. Vetëm ditën e djeshme na kanë sjelle në procesverbal nga IKMT që duhet të lironi banesën.
Kemi ngelur në rrugë. Kemi 30 vjet që banojnë këtu. Kemi shkuar për legalizim, por të tjerët paguanin lekët dhe na i kthenin letrat mbrapsht. E gjithë zona tjetër është me letra, vetëm ne jo” thotë ajo.