TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Dhuna ndaj grave është një shqetësim serioz për shoqërinë dhe shifrat e raportuara nga Policia e Shtetit, japin një panoramë të qartë të shtrirjes së këtij fenomeni.
Ministri Balla u shpreh se në dy muajt e parë të vitit janë raportuar 890 raste dhune në familje, kryesisht me bazë gjinore dhe janë lëshuar nga gjykata, 465 urdhra mbrojtjeje për gra e vajza.
“Sa herë që shoh shifrat që më raportojnë nga Policia e Shtetit më duket e papranueshme që shoqëria jonë të shfaqë këto tendenca. P.sh., vetëm në dy muajt e parë të këtij viti kemi 890 raste të raportuara për dhunë dhe janë 465 urdhra mbrojtjeje për vajza dhe gra,” – u shpreh Ministri Balla gjatë një takimi të zhvilluar në Tiranë “Fem Fest ‘24”, në të cilën morën pjesë edhe Ministrja Mirela Koçiu dhe Ministrja e Drejtësisë së Kosovës Albulena Haxhiu.
Takimi ishte organizuar nga organizata të shoqërisë civile që ndjekin edhe çështjet e dhunës me bazë gjinore. Ai theksoi se duhen bërë të gjitha përpjekjet që të krijohet një koalicion mbarëkombëtar, i cili të bëjë të njohura rastet e shpëtimit nga dhuna. “Në mënyrë që ta luftojmë si duhet këtë fenomen e kjo luftë të fitohet ose, të paktën, fillon të shërohet, nëse krijojmë një koalicion mbarëkombëtar për t’i nxjerrë rastet pozitive të shpëtimit ndaj dhunës si një fitore,” – u shpreh Balla. Sipas të dhënave, viti 2023 regjistroi 11 humbje jete të grave në mbarë territorin.