AKTUALITET, 6 Mars 2024, 14:47

VIDEO/ Dalin pamjet, momenti i përplasjes së Elias me Princ Lekën: Ti i ke gjuajtur babit tim që të ka mbajtur me bukë? Ke falsifikuar diplomat, do të denoncoj

VIDEO/ Dalin pamjet, momenti i përplasjes së Elias me Princ

Janë publikuar pamjet e momentit të përplasjes së Elia Zaharias me Princ Lekën. Siç duket, pamjet janë filmuar nga Princ Leka, teksa largohet nga banesa.

Në këto pamje shihet dhe dëgjohet Elia që i kërkon llogari pse ka gjuajtur babanë e saj.

“Ti i ke gjuajtur babit tim, 70 vjeç? Ti ke gjuajtur babanë tim që të ka mbajtur me bukë? Do të të çoj në gjyq. Ti ke falsifikuar diplomat, t’i s’ke shkollë, ke katër klasë shkollë. I ke thënë shtetit shqiptar që ke bërë shkollë, ti s’ke shkollë”, dëgjohet ajo t’i thotë ish-bashkëshortit.