TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Analisti Andi Bushati ka debatuar ashpër me deputetin e PS-së, Ardit Bido, në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, lidhur me protestën dhe dhunën e ushtruar nga forcat e rendit ndaj protesuesve.
Debati:
Andi Bushati: Po më vijnë vetëm video, si dhunohen protestuesit.
Ardit Bido: I ke parë në Gjermani ti?
Andi Bushati: Ik ore aman dole tani nga grekët te agjentët gjermanë. Ti thua edhe kur kapet Rama duke vjedhur, thua vidhet edhe në Gjermani.
Në këtë situatë absurde që fajësojmë të vjedhurin dhe të goditurin, themi duhet ta pësosh përderisa ke dalë në protestë.
Ardit Bido: Po dhunove do të arrestohesh.
Andi Bushati: Po të tregoj video, një qytetar të çmobilizuar, i bie polici me shkelm qytetarit të shtrirë. Unë tregoj faktin, ti thua po ushtrove dhunë… Ku e ka ushtruar dhunën ky?
Ardit Bido: Po ti ku e di? Kjo vërtetohet në gjykatë. E di ti, në Amerikë kërcet plumbi ore. Nuk mund të thuash pse arrestohet. Pse një grup huliganësh që gjuajnë me vezë, policia i neutralizon...
Andi Bushati: Me logjikën tënde, që gjykon njerëzit në grup, pas asaj që kanë parë me Ballukun, edhe ty duhet të të vënë flakën.
Ardit Bido: Edhe ty.
Andi Bushati: Po edhe mua bashkë me ty.
Ardit Bido: Edhe ty edhe Yllit, ju jeni gjithë jetën establishment.
Ylli Rakipi: Ne jemi në punë.
Andi Bushati: Ka një diferencë të madhe, jam establishment, por nuk më ka detyruar njeri të votoj pro një hajdute si Balluku. E ke ngritur ti kartonin. Mbro hajdutët dhe tund flamurin e patriotizmit. Voto për hajdutët dhe tund flamurin.
Ardit Bido: Ti duhet të dëgjosh dhe respektosh mendimin tim.