BOTA, 9 Gusht 2025, 13:06

“Ambasadori” i rremë në Indi përfaqësonte vende që nuk ekzistojnë, arrestohet pas 8 vitesh

“Ambasadori” i rremë në Indi përfaqësonte vende

Policia indiane mbylli një “ambasadë” të rreme në Ghaziabad të Uttar Pradeshit, e drejtuar nga një 47-vjeçar që për vite me radhë pretendonte se përfaqësonte katër “mikroshtete” – Westarctica, Ladonia, Seborga dhe një entitet të sajuar, Poulo Wai.

Ai akuzohet se mashtronte qytetarët duke u marrë para në këmbim të premtimeve për punë jashtë vendit dhe për transferime të paligjshme parash.

Në godinën luksoze, policia gjeti katër makina me targa diplomatike të falsifikuara, pasaporta dhe dokumente të rreme, si dhe shuma të mëdha parash. Sipas mediave indiane, “ambasadori” prezantohej si baroni HV Jain dhe pretendonte se e kishte drejtuar konsullatën për tetë vjet. Gazeta India Today e cilësoi rastin si një “Disneyland diplomatik”.