AKTUALITET, 29 Qershor 2024, 20:14

Aksidentohet turistja në Qafë Valbonë, policia drejt vendngjarjes

Aksidentohet turistja në Qafë Valbonë, policia drejt vendngjarjes

Një turiste është aksidentuar në Qafë Valbonë (ka thyer këmbën).

Në ndihmë të saj janë nisur pjesëtarët e ekipit të Kërkim Shpëtimit të Federatës Shqiptare të Alpinizmit dhe forca të policisë.

Gjithashtu është vendosur kontakti me Qendrën e Urgjencës Kombëtare, nëse do nevojitet Helikopteri.

Turistja e lënduar ka qenë së bashku me një grup, që po eksploronte zonën e Qafë-Valbonës.