AKTUALITET, 29 Qershor 2024, 18:20

U arrestua sot në banesë, del fotoja e Astrit Avdylajt, ja si duket 'koka' e bandës së Shijakut

U arrestua sot në banesë, del fotoja e Astrit Avdylajt, ja si duket

Astrit Avdylaj u arrestua në shtëpinë e tij në Shijak. Ai akuzohet nga SPAK se ka pasur rolin e siguruesit të personave që do të kryenin vrasjen e Valter dhe Durim Bamit.

Sipas dosjes së Prokurorisë së Posaçme, Astrit Avdylaj ka angazhuar Arben Mërkurin dhe Aldo Avdylajn për të realizuar vrasjen, për llogari të ish-deputetit Arben Ndoka.

Astrit Avdylaj cilësohet si kreu i bandës së Shijakut dhe ndaj tij ka pasur akuza për trafikim droge, vrasje, prostitucion, por edhe për lidhje të forta politike, së bashku me vëllanë e tij Altin Avdylaj.